Kancelari austriak: Vështirë e imagjinoj shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Kancelari austriak: Vështirë e imagjinoj shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 16:14
Sebastian Kurz

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se vështirë beson se mund të ndodhë shembim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për të përditshmen sarajevase, Avaz.ba, ka ndër shumë tema, ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne përkrahim çdo marrëveshje që rezulton në bashkëpunim më të fortë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me stabilitet më të madh në rajon”, ka thënë Kurz.

“Për aq sa dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është shqetësim, unë ju premtoj liderëve të dy vendeve përkrahjen e plotë me shpresën e progresit të afërt në të ardhmen”.

“Vështirë e imagjinoj shkëmbimin e territoreve, sepse rajoni nuk do të duket më stabil, nëse pas disa vitesh të konflikteve të armatosura, ne përsëri provojmë që të lëvizim kufijtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat