Osmani: Nuk ka njeri racional që i beson këtij presidenti

Aktuale

Osmani: Nuk ka njeri racional që i beson këtij presidenti

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:18
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Osmani ka thënë që nuk beson se ka njeri racional që i beson më atij.

Ajo në këtë postim në Facebook” i ka përfshirë disa nga deklaratat e fundit të Thaçit, lidhur me korrigjimin kufitar me Serbinë.

“Thaçi më 26 korrik: Ne respektojmë integritetin territorial të Serbisë.  Thaçi më 30 korrik: Lajmet për shkëmbim territoresh me Serbinë janë ‘fake news’. Thaçi më 31 korrik: Do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë. Thaçi më 1 gusht: Do të ketë korrigjim të kufirit dhe Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Të gjitha këto brenda një jave. Nuk besoj që ka njeri racional, brenda e jashtë Kosovës, që i beson më këtij Presidenti”, ka shkruar Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat