Haradinaj: Arbëreshët e Italisë kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave

Aktuale

Haradinaj: Arbëreshët e Italisë kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 10:46
Foto nga takimi

“Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë”, kështu tha Kryeministri Haradinaj, pasi priti në takim Rosario Petta, Kryetarin e Komunës Arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Petta-n për të arriturat e Kosovës në shumë fusha, veçmas në rrugën tonë të integrimit euro-atlantik, zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Në të kaluarën ka qenë i vështirë komunikimi. Tani kjo situatë ka ndryshuar për të mirë dhe kjo na ofron më shumë zemrat, njohjet dhe dijet tona”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit do të angazhohet në ruajtjen e këtij komunikimi, përmes takimeve dhe vizitave të dy anshme dhe adresimit të çështjeve me interes për të dyja palët.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast dhe me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit me Arbëreshet e Italisë, e ka emëruar Rorario Petta këshilltar të jashtëm që do të merret me çështjet e Arbëreshëve dhe e nderoi atë me Medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat