Kallëzim penal ndaj Agim Bahtiri për kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi - Bota Sot
Kallëzim penal ndaj Agim Bahtiri për kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Aktuale

Kallëzim penal ndaj Agim Bahtiri për kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:49
Agim Bahtiri dhe Shkumbin Kajtazi

Policia e Kosovës, konkretisht departamenti i hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, pasi që i njëjti më 23 korrik nëpërmjet telefonit e kishte kërcënuar dhe sharë gazetarin Shkumbin Kajtazi.

Policia ka bërë të ditur se pas denoncimit të rastit nga gazetari Shkumbin Kajtazi, në kuadër të autorizimeve ligjore i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, ku pas përfundimit të hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kërcënuesit Agim Bahtiri.

“Bazuar në procedurat ligjore  Policia e Kosovës ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Rasti është kompletuar dhe është dërguar në prokurorinë kompetente”, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Kujtojmë se, që nga janari i këtij viti e deri me tash, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar gjithsej 13 raste të gazetarëve. 2 nga këto raste janë sulme fizike, 10 raste të tjera janë kërcënime verbale dhe 1 rast tjetër është dëmtim i pronës së një gazetareje”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...