Fatmir Matoshi emërohet UD i ministrit të Mjedisit

Aktuale

Fatmir Matoshi emërohet UD i ministrit të Mjedisit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:23
Fatmir Matoshi

Fatmir Matoshi është emëruar UD i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku deri tani e ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit.

Lajmin për emërimin e tij si UD e ka konfirmuar vetë Matoshi.

“Po është e vërtetë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi është emëruar UD i ministrit të MMPH pas dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i ministres.

Gjatë ditës së djeshme, Albena Reshitaj kishte ofruar dorëheqjen kryeministrit Haradinaj. Kjo dorëheqje ishte arsyetuar me nga Reshitaj me motive personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat