Deda: Thaçi po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Aktuale

Deda: Thaçi po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Nga: A.ZH Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:52
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda, ka hedhur edhe sot akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai po manipulon me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

Deda, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Thaçit se nëse ka marrëveshje me Serbinë, Lugina do t’i bashkohet Kosovës.

Sipas Dedës, presidenti do të shkatërrojë Kosovën, nëse ai nuk do të ndalet, përcjell Bota sot.

Reagimi I plotë I Dedës:

Sot pasoi gënjeshtra e radhës nga Kryetari i Kosovës – që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. E pathënë mbeti që Serbia e merr veriun deri në lumin Ibër. Thaçi e di shumë mirë që as Medvegja, as Bujanovci dhe as Presheva nuk do të bashkohen me Kosovën. Është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Nëse nuk e ndalojmë t’i realizojë, do ta shkatërrojnë Republikën e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat