Hoti thotë se LDK do të mbështet marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Hoti thotë se LDK do të mbështet marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:57
Isa Mustafa, Hashim Thaçi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbështet marrëveshjet ndërkombëtare në të ardhmen, ashtu siç i ka mbështetur gjithmonë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK mbështetur nga pjesa tjetër e opozitës në Parlament, ka siguruar funksionimin e Kuvendit deri më tani. Sipas tij, LDK ka parandaluar degradimin institucional dhe izolimin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës nga koalicioni PAN më 22 dhjetor 2017, dhe në plot raste më vonë.

“Ne jemi gardianë të shtetit të Kosovës dhe demokracisë të re në Kosovë. Dhe nuk do të ndalemi në këtë mision. Por jo me gaz e me dhune, siç bënte z. Haradinaj sa ishte në opozitë. Ne do të përdorim vetëm fuqinë e votës qytetare dhe format demokratike për të ndaluar degradimin e shtetit. Marrëveshjet ndërkombëtare gjithmonë janë mbështetur nga LDK-ja dhe do të mbështetën edhe në të ardhmen. Sjelljet jo parlamentare dhe gjuha fyese ndaj opozitës janë bërë normë e sjelljes në Kuvend të disa individëve dhe grupeve parlamentare. Kjo është duke e penguar funksionimin normal të Kuvendit”, ka shkruar Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat