Deputetja e PDK’së i kërkon Kryeministrit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

Deputetja e PDK’së i kërkon Kryeministrit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:06
Xhevahire Izmaku

Deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku, në një postim në profilin e saj në Facebook, është shprehur se është e tronditur nga aksidentet që po ndodhin në vendin tonë.

Ajo ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ose që ta rishikojë Task Forcën dhe gjithë organizimin e punëve të policisë.

“Kryeminister i nderuar, ose shpalle gjendje te jashtezakonshme ose rishiqoje ate Taske Force dhe krejt organizimin e puneve ne polici ! 

Dicka me neve ne rregull nuk eshte! Si te ishim ne lufte! Sa te hap nje portal lajmi per vdekje ne trafik”, ka shkruar Izmaku në Facebook.

Duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që kanë humbur familjarët e vet në aksidente,  ajo ka porositur mërgimtarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Mergimtare te dashur, kujdesuni per veten ne rruge sepse ne s'po dijme ose s'kemi mundesi ne shume! Ngushllime familjeve te prekura, dhimbje per te gjithë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat