Kush janë deputetët që udhëtuan më së shumti duke harxhuar mijëra euro

Aktuale

Kush janë deputetët që udhëtuan më së shumti duke harxhuar mijëra euro

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:41
Kuvendi i Kosovës

Mungojnë shpesh në seanca, por kur vjen puna për udhëtime jashtë vendit janë të parët. Edhe në këtë legjislaturë, udhëtimet zyrtare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës e kanë “tkurrur” buxhetin e shtetit më të varfër në rajon për mijëra euro.

Listës prej pesë deputetëve që kanë udhëtuar më së shumti i prin deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, e përfundon nga mbesa e Presidentit Thaçi, Evgjeni Thaçi- Dragusha.

Vetëm për udhëtimet e këtyre dy deputetëve janë ndarë 3 mijë e 195 euro. Haliti ka udhëtuar katër herë, ndërsa Thaçi- Dragusha dy herë.

Të tjerë deputetë që kanë realizuar kogja udhëtime zyrtare janë edhe Fikrim Damka, Mufera Srbica-Sinik dhe Slobodan Petrovic. 7 mijë e 159 euro kanë shpenzuar vetëm këta pesë deputetë në udhëtime.

Krejt kjo sipas të dhënave që janë marrë nga platforma për udhëtimet e deputëteve që ka lansuar Instituti Demokratik i Kosovës(KDI).

Në bazë të të dhënave në këtë platformë vendet që janë vizituar më së shumti nga deputetët janë Shqipëria, Belgjika. Përveq këtyre vendeve, deputetët kanë vizituar kogja shumë edhe Slloveninë dhe Francën.

Gjersa, prej partive me numrin më të madh të udhëtimeve renditet PDK-ja, pasuar nga LDK-ja, VV-ja, KDTP-ja dhe AAK-ja. Për udhëtimet e deputetëve nga këto pesë parti, nga buxheti i shtetit janë marrë hiq më pak se 15 mijë e 747 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat