Lirohet ish-pjesëtari i MUP-it serb i arrestuar në Gjilan, dyshohej për krime lufte

Aktuale

Lirohet ish-pjesëtari i MUP-it serb i arrestuar në Gjilan, dyshohej për krime lufte

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Vitomir Iliq, ish-punëtor i MUP-it serb, i cili u arrestua dje nga policia në Gjilan, është liruar gjatë ditës së sotme.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Iliq dyshohet se ishte pjesëmarrës në masakrën e Zhegrovcit në Gjilan, të kryer nga forcat serbe.

Lirimin e Iliq e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Vasilije Arsiq. Ai ka thënë se nuk është ngritur procedurë gjyqësore ndaj klientit të tij.

Siç bëhet e ditur, gjatë intervistimit të Iliqit, është vërtetuar se i njëjti gjatë periudhës kur kishte ndodhur masakra e Zhegrovcit, kishte qenë jashtë territorit të Gjilanit.

Iliq u arrestua dje me urdhër të prokurorit të shtetit.

Arrestimi i tij ndodhi në orët e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat