Bekim Haxhiu: Opozita s’e ka hallin tek Serbia, por tek pushteti

Aktuale

Bekim Haxhiu: Opozita s’e ka hallin tek Serbia, por tek pushteti

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:42
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se një figurë e cila është unifikuese dhe do të duhej të ishte pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është Bekim Jashari.

“Duke pasur parasysh diskursin që po zhvillohej në kuvend, vetëm kundërshtohej Thaçi por askush nuk dha ndonjë propozim të ri që të na unifikojë, kam propozuar një emër të një familje që ka unifikuar shqiptarët në çdo periudhë”, ka thënë ai.

“Ndryshe është ta kemi dikë në tavolinë të bisedimeve që ka dhënë mbi 50 anëtarë të familjes e ndryshe është dikë që s’ka bërë asgjë”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka legjitimitet të plotë që të autorizojë qoftë ekipin negociator, qoftë udhëheqësin e bisedimeve.

Në lidhje me kundërshtimin e opozitës për udhëheqjen e negociatave nga Hashim Thaçi, Haxhiu vlerësoi se partitë opozitare po e bëjnë një gjë të tille për të ardhur në pushtet.

“LDK-ja dhe partitë opozitare s’e kanë hallin tek Serbia, por tek pushteti. Disa zyrtarë të LDK-së e pranojnë Thaçin si udhëheqës të dialogut. Partitë opozitare nuk e kanë me procesin e dialogut mirëpo për të ardhur në pushtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat