Deputetja e LDK'së: S’i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë

Aktuale

Deputetja e LDK'së: S’i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:47
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se megjithëse duan dhe janë duke punuar në atë drejtim, nuk i kanë votat për ta rrëzuar qeverinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

“Ne nuk i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë. LDK-ja i ka 27 deputetë të nënshkruar dhe kurdo që t’i vijë mundësia do ta rrëzojë qeverinë. Ne jemi opozitë konstruktive, por obligim s’e kemi për t’ia bërë votat qeverisë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Ajo ka folur për refuzimin e opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, më konkretisht për 49 milionë eurot e Instrumentit të Para Anëtarësimit, duke nënvizuar se nuk e kanë për detyrë dhe se ishte kryetari i kuvendit Kadri Veseli ai që i irritoi dhe i shtyu të revoltohen.

“Opozita mendon ndryshe nga pozita. Disa marrëveshje ndërkombëtare i kemi votuar, vec këtyre të fundit. Ne nuk e dimë pse qeveria po shpreson në vota të deputetëve të opozitës. Dy marrëveshjet e fundit ndërkombëtare nuk i kemi votuar për ta vetëdijesuar pozitën që t’i ketë deputetët në seancë”.

“Shpesh po ka më shumë deputetë të opozitës në sallë të kuvendit, sesa të pozitës. Pozita ka shumë shefa, por deputetët s’po i sjellin në sallë. Kam pasur shpresë tek Kadri Veseli, sepse atij i frikësohen pak, por as ai nuk po kryen punë”.

“Ndodhë që deputetët e pozitës të jenë në kafene dhe të mos vijnë për të votuar. Kështu po e vënë në pozitë të vështirë edhe shefin e tyre”.

“Opozita në shumicën e rasteve është në sallë. Seancat e kuvendit nuk nisin me kohë sepse deputetët e pozitës nuk janë në sallë. Kur vijnë deputetët kolegët e tyre ‘janë të detyruar të aplaudojnë’ sepse gëzohen që u bënë 61”.

“Kryetari duhet ta stabilizojë kuvendin, jo ta fusë në depresion politik. Edhe unë mendoj që duhet të kemi bashkëpunim më të mirë mes pozitës dhe opozitës. Por së pari duhet që partitë brenda opozitës të kenë bashkëpunim më të mirë”.

“Shefi i z.Haxhiu ironizoi me ne dhe ne s’e votuam. Populli thotë: ‘Me atë që duhet të pajtohesh, kurrë mos u hidhëro.’ Ai ironizoi me ne, na injoroi dhe pastaj kërkoi që ne ta votojmë atë marrëveshje. Seancat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat