Vdes gazetari Musë Preniqi

Aktuale

Vdes gazetari Musë Preniqi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:49
Musë Preniqi

Sot në moshën 70 vjeçare ka vdekur gazetari dhe redaktori shumë vjeçar i Radio Kosovës, Musë Preniqi.

Për shumë vite ai ka udhëhequr departamentin e informacionit dhe programit në kanalin e parë të Radio Kosovës. Për shumë vite ishte edhe pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës- përkatësisht Radio Prishtines. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17: 00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, ndërsa mbledhja komemorative do të mbahet në ora 13: 00 në lokalet e Radio Kosovës.

Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës -AGK, ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit – redaktorit Musë Preniqi.

“Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare”, thuhet në telegramin ngushëllues të AGK-së.

Preniqi së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat