Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK-së për dialog

Aktuale

Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK-së për dialog

Nga: D.RR Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:26
LDK

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar temën aktuale rreth çështjes së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Beqiri, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se deklaratat e tilla janë të rrezikshme për vendin, duke theksuar se LDK mbanë qëndrimin e njejtë kundër Thaçit në dialog

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,  Këto ditë po vazhdohet me:

Deklarata plotësisht të papërgjegjshme

Deklarata e intervista kontradiktore

Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme

Deklarata për”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme

Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…

Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.

Sovraniteti,integriteti i vendit është përtej tij,përtej edhe Parlamentit,është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit,me “copëtu”vendin,për këtë nuk bëhet vonë asnjëhere,por duhet ba të kundërtën,mos me dëmtu vendin,sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.

Këto dhe shumë”margaritar”na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ. Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë,me votën tonë,jo faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat