Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, njëkohësisht i ngarkuar nga qeveria për raportet me Vatikanin, Anton Berisha ka kërkuar prej organeve të rendit në Kosovë, që të ndërmarrin masat ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë normat dhe standardet europiane dhe që i dëmtojnë interesat e shtetit të Kosovës.
Ai këto masa kërkon të i marrin për të gjithë ata që e prishin harmoninë dhe bashkëjetësën e qytetarëve të Kosovës, pa marr parasysh përkatësinë etnike apo religjioze apo ideologjike, shkruan gazeta “Bota sot”.
Ai thotë e, gjuha fyese dhe përdhosja e simboleve kombëtare nuk është traditë e popullit shqiptar.
Sipas tij, të gjithë qytetarët e Kosovës jaën evropianë dhe si të tillë duhet gëzuar respektin e merituar.
Ky është shkrimi i plotë i Anton Berishës:
Gjuha fyese dhe perdhosja e simboleve kombetare nuk eshte karakteristike e popujve europiane rrjedhimisht as e popullit shqiptar.
Deklaratat e pamatura ndaj kombeve nuk perputhen me normat demokratike dhe praktikave te mira europiane dhe si te tilla duhet kundershtuar.
Deklaratat dhe metodat qe jane jashte kontekstit kulturor europian e jashte tradites shqiptare, qartesisht tregojne natyren porositese te tyre dhe kane per qellim venien ne kurthe popullin shqiptar dhe venien ne dyshim percaktimin e qarte identitar europian qe bazament ka respektimin e dinjitetit te çdo personi.
Ne cilesine e zevendesministrit te jashtem te Kosoves, njekohesisht i ngarkuar nga qeveria per raportet me Vatikanin, i kerkoj organeve te rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë normat dhe standartet europiane, qe demtojne interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike, religjioze apo ideologjike.
Te gjithe qytetaret e Kosoves jane qytetare europiane dhe secili prej tyre i gezon te drejtat e barabarta, meriton respektin por njekohesisht secili prej tyre e ka pergjegjesine e gjuhes dhe metodave qe perdore.
Europianizmi dhe shqiptarizmi deshmohet me kulturen dhe traditen qe eshte ruajtur me shekuj e jo me metodat e huazuara qe jane te huaja per ne.