Anëtari i PDK-së: Preshevën e kemi humbur, nuk e kemi fitu as me UÇPMB

Aktuale

Anëtari i PDK-së: Preshevën e kemi humbur, nuk e kemi fitu as me UÇPMB

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj thotë se, Luginën e Preshevës na e kanë marrë, ndërsa me UÇPMB nuk kemi mundur ta fitojmë.

Sipas tij, rruga e kryqit ortodoks kalon andej dhe vazhdon për Maqedoni e del në Greqi.

Gecaj thotë se kjo rrugë është dalja e vetme e Serbisë në deti, kurse Bullgaria thotë se është tradicionalisht armike e Serbisë.

Luginën na e kanë marrë. Me UÇPMB nuk kemi mundur ta fitojmë. Rruga e kryqit ortodoks kalon andej e vazhdon per Maqedoni e del ne Greqi, kjo eshte dalja e tyre e vetme ne det! Bullgaria është tradicionalisht armike e Serbisë, nuk ka porta ajo për Serbinë. Pra, për Srbinë kurrë nuk eshtë ne tavolinë pazari me luginën. Ne mund të kalojmë veren ngapak duke bër hajgare me njëri tjetrin, ashtu e keshtu jemi bërë limonadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat