Eksperti i sigurisë: Thaçi po e çon Kosovën drejt ndarjes, ja çfarë duhet të tregojë Kadri Veseli

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Thaçi po e çon Kosovën drejt ndarjes, ja çfarë duhet të tregojë Kadri Veseli

Nga: P.R Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:00
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtaz, përmes një postimi ka shkruar se Kosova rrezikohet nga ndarja.

“Nuk e kam besuar se Kosova Republike, e njohur nderkombtarisht nga mese 110 shtete, do te vije ne pozite qe te rrezikohet dhe te behet copa copa. Kesaj pune i ka hyre presidenti i vendit, e ne vazhdojme te shkojme neper dasma, te kalojme kohe duke dhunuar trurin nga britmat e kengetareve tallava”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka shkruar po ashtu se është koha që Kadri Veseli të tregojë se e do vendin.

“Ne konen e sotme, kur te gjithe po e shohim se presidenti po e rrezikon tersine territoriale te vendit pasi kete e kane njohur mbi 110 vende, (nje pjese e tyre fuqi botrore), pasi nje gjykate nderkombetare e ka dhene verdiktin se Kosova ka shpalle pavaresine sipas konventave nderkombetare, dhe ne te hipnotizuar nen zhurmen e talavas se dasmave nuk reagojme. Shpresoj qe tallavaja mos te kete hipnotizuar Kadri Veselin si kryerar te Kuvendit te Republikes dhe si kryetar i PDK. Eshte koha te tregohet se e don vendin!”, shkruan ndër tjerash Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dasmat dhe Nazim Gafurri

Nuk e kam besuar se Kosova Republike, e njohur nderkombtarisht nga mese 110 shtete, do te vije ne pozite qe te rrezikohet dhe te behet copa copa. Kesaj pune i ka hyre presidenti i vendit, e ne vazhdojme te shkojme neper dasma, te kalojme kohe duke dhunuar trurin nga britmat e kengetareve tallava. Shpeshtia e tallavase se dasmave sikur ka bllokuar, hiptnotizuar trurin kosovar per te qene vigjilent ne rrezikun qe presidenti i vendit eshte duke i sjellur vendit.

Dasma e mbremshme, nen britmat e kengetarit tallava, gjate gjithe kohes, me ka sjellur neper mend nje rrefim te gjyshit tim per kohet e veshtira te popullit tone. Sipas gjitha gjasave ngjarja duhet te kete ndodhur me 06.05. 1928, ne diten kure ne Prishtine vritet atdhetari Nazim Gafurri. Ne nje dasem qe ishte ne fshatin Konçul ishte i ftuar edhe komandanti i poskomandes se xhandarmerise serbe e cila ndodhej te Dheu i Bardhe, per te cilin gjyshi me thoshte se kishte qene kroat. Dasma dhe ahengu vazhdonte, dhe ne nje moment xhandari kroat i "kralevines" i pyet dhe ju tregon dasmoreve: "a e dini se sote ne Prishtine eshte vrare Nazim Gafurri?" Per nje moment pushon surla dhe tupani, por dikush nga dasmoret thote "i gjalli me te gjallin, i vdekuri me te vdekurin". 

Nese fshati i humbr Kunçul i vitit 1928 nuk munde te perceptonte gjendjen dhe poziten e rrezikshme te kombit dhe vendit, nga se niveli i zhvillimit te ketyre viteve nuk lejonte. Dhe fundi i fundit, ajo qe mund te benin ishte vetem te nderprisnin tupanin dhe surlen per t'ia krisur muhabetit.

Ne konen e sotme, kur te gjithe po e shohim se presidenti po e rrezikon tersine territoriale te vendit pasi kete e kane njohur mbi 110 vende, (nje pjese e tyre fuqi botrore), pasi nje gjykate nderkombetare e ka dhene verdiktin se Kosova ka shpalle pavaresine sipas konventave nderkombetare, dhe ne te hipnotizuar nen zhurmen e talavas se dasmave nuk reagojme. Shpresoj qe tallavaja mos te kete hipnotizuar Kadri Veselin si kryerar te Kuvendit te Republikes dhe si kryetar i PDK. Eshte koha te tregohet se e don vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat