Gashi takon komandatin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë e qetë

Aktuale

Gashi takon komandatin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë e qetë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:08
Bejtush Gashi dhe Gjeneral Major Salvatore Cuoci

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile. Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Sipas kumtesës për media, Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat