Veseli pret bashkatdhetarët në Kuvend

Aktuale

Veseli pret bashkatdhetarët në Kuvend

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:03
Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka filluar ditën e sotme duke pritur bashkatdhetarët nga diaspora në zyrën e tij në parlament.

Gjatë takimit me bashkatdhetarë, përveç diskutimeve për të arriturat e shtetit të Kosovës, ai është parë duke kaluar edhe çaste relaksimi me ta.
“Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. Sot, e nisa ditën e punës, duke takuar shumë prej tyre. Gjithmonë është kënaqësi takimi e bashkëbisedimi me njerëzit tanë që jetojnë e punojnë në diasporë”.

” Liria e Kosovës, shteti ynë i pavarur dhe sovran, ekonomia jonë familjare e nacionale, e mbajnë vulën e kontributit të tyre të jashtëzakonshëm. Diaspora jonë është leksioni më i mirë se çfarë mrekullie mund të bëjë dashuria për atdheun”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat