Pacolli: SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës në secilin proces të shtet-ndërtimit

Aktuale

Pacolli: SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës në secilin proces të shtet-ndërtimit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:59
Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa theksoi se SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.

Në njoftimin për media thuhet se Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për  Kosovën

“Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë fuqishëm prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit”, ka thënë Pacolli, pas takimit me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell.

Në margjina të Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Uashington D.C., ministri Pacolli, ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologë të tij nga vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat