Një vrasje ishte shkas për korrigjimin e kufirit mes Holandës dhe Belgjikës - Bota Sot
Një vrasje ishte shkas për korrigjimin e kufirit mes Holandës dhe Belgjikës

Aktuale

Një vrasje ishte shkas për korrigjimin e kufirit mes Holandës dhe Belgjikës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë sot se në kuadër të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia e kanë mbështetjen e plotë nga faktori relevant ndërkombëtar vendimmarrës për të arritur marrëveshje paqësore, duke mos e përjashtuar në asnjë formë edhe opsionin e korrigjimit të kufijve.

Sipas Thaçit, në rast se do të ketë sukses në këtë përpjekje, rasti i korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në asnjë rrethanë nuk paraqet precedent. Dhe tutje ai ka thënë se një shembull relevant për korrigjimin e kufirit ndodhi në vitin 2016, ndërmjet Holandës dhe Belgjikës.

Këto dy shtete kanë arritur që ta korrigjojnë kufirin e tyre në mënyrë paqësore “pa pasur nevojë të shkrepin qoftë edhe një plumb të vetëm”.

Por si e rregulluan çështjen e kufijve Holanda me Belgjikën?

Në vitin 2016 ishte arritur marrëveshja për korrigjim kufirësh mes këtyre shteteve, pas një sërë negociatash që priteshin të ngjallnin konflikte dhe tensione në Evropë. Megjithatë të dyja vendet kishin treguar se mund ë menaxhojnë mosmarrëveshjet në mënyrë të “civilizuar”, siç përshkruhet në media ndërkombëtare kjo marrëveshje.

Megjithatë shtetet nuk përfituan njëlloj për nga hapësira territoriale e shkëmbyer.

Hollanda fitoi më shumë nga marrëveshja, duke marrë rreth 25 hektarë nga Belgjika. Ndërsa Belgjika mori rreth pesë hektarë nga fqinji i saj.

Marrëveshja ishte konsideruar e rëndësishme ngase ndodhi në një kontinent i cili historikisht ka pasur konflikte të shumta për shkak të territoreve.

Korrigjimi i kufirit mes Holandës dhe Belgjikës ndodhi për shkak të rregullimeve të bëra në lumin Meuse - që shkon përgjatë kufirit midis të dy vendeve - për qëllime lundrimi në vitet 1960 pa lënë mënjanë vendin belg, “Presqu'île de L'llal” dhe “Presqu'île d'Eijsden”, që në gjuhën holandeze do të thotë “anën e lumit”.

Kjo nënkuptonte që policia holandeze nuk kishte juridiksion mbi tokën, ndërsa policia belge nuk kishte qasje të lehtë dhe zona degjenerohej në paligjshmëri, sidomos për trafikim, abuzime seksuale dhe kontrabandë me drogë.

Katalizatori i ndryshimeve ishte bërë një kufomë që ishte zbuluar në tokë në vitin 2012. Ajo u raportua tek autoritetet holandeze, por pastaj doli të jetë rast për Policinë belge. Vështirësitë e dala për të hetuar vdekjen e dyshimtë , për shkak se policia holandeze nuk kishte juridiksion për tokën dhe ajo belge qasje të kufizuar nxiti negociata për qasjen në tokë të të dyja shteteve.

Në qershor 2016, u arrit një marrëveshje dhe u nënshkrua. Kufiri tani shkon pa probleme përgjatë lumit, me territorin e vogël holandez të Presquîîle Petit-Gravier që i është dhënë Belgjikës.

Negociatat ishin "prova se kufijtë mund të ridrejtohen në mënyrë paqësore". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...