Propozimi i ri i historianit: Ja çka duhet të bëjë Kosova nëse ndryshohen kufijtë në Ballkan

Aktuale

Propozimi i ri i historianit: Ja çka duhet të bëjë Kosova nëse ndryshohen kufijtë në Ballkan

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:01
Pamje nga Mitrovica

Historiani Shkodran Imeraj, ka thënë se deklaratat e fundit në vend, për ndarjen e Kosovës, janë përgatitje e qytetarëve të Kosovës, që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, të marrë kompenteca ekzekutive.

Imeraj në një reagim në Facebook, ka thënë se me dhënien e përgjegjësive ekzekutive për ASK-në, do të preken themelet e Kushtetutës dhe parimet bazë të Pakos së Ahtisarit, përcjell Bota sot.

Image
Shkodran Imeraj

Ai ka propozuar që në rast se bëhet ndyshimi i kufijve në Ballkan, shqiptarët e Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore, të bashkohet me shtetin amë, Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Imerajt:

Deklaratat dhe komentet e fundit, kinse për ndarjen territoriale të Kosovës, nuk janë asgjë më tepër se përgatitje e opinionit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, që Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) të merr kompetenca ekzekutive, duke krijuar kështu nivelin e tretë ekzekutiv në institucionet e shtetit.

Me dhënien e përgjegjësive ekzekutive për Asociacionin e Komunave Serbe, do të preken themelet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet bazë të Pakos së Ahtisarit.

Ndërhyrjet në fundamentin e Kushtetutës dhe Pakos, hapin "Kutinë e Pandorës". Nëse ndërmerret ndryshimi i kufijve në Ballkan, atëherë rruga më e mirë për shqiptarët e Kosovës përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës është bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat