Grupi i deputetëve 6+, i shkon në zyre Veselit për shkak të përdhosjes së simboleve turke

Aktuale

Grupi i deputetëve 6+, i shkon në zyre Veselit për shkak të përdhosjes së simboleve turke

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:17
Grupi i deputetëve 6+, i shkon në zyre Veselit

Grupi i deputetëve +6, i shkon ë zyre Veselit për shkak të përdhosjes së simboleve turke

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se sot kishte një takim në zyrën e tij me grupin parlamentar 6+, me të cilët bisedoi rreth shqetësimeve për përdhosjen e flamurit turk.

Veseli shkruan Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato.

Postimi i plotë:

Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat