Abdixhiku “godet” Thaçin për “aventurat e rrezikshme”, kjo është kërkesa e tij për ndërkombëtarët

Aktuale

Abdixhiku “godet” Thaçin për “aventurat e rrezikshme”, kjo është kërkesa e tij për ndërkombëtarët

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:27
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Abdixhiku ka thënë se qëndrimet e Thaçit për territorin e Kosovës, janë aventura të rrezikshme, që godasin drejtëpërdrejtë themelet e Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i LDK-së, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të kuptojnë se rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar, duke theksuar se presidenti i tanishëm, nuk e ka përkrahjen parlamentare.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Një President që haptas vë në tezga pazaresh territorin e vet; që konteston sovranitetin e njohur nga shumica e shteteve sot; që zhvlerëson kaq lehtë opinionin e GJND-së - nuk përfaqëson interesat e as pikëpamjet politike të Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Qëndrimet e Hashim Thaçit janë aventura të rrezikshme politike që godasin drejtëpërdrejtë themelet e Republikës sonë. Veprimet e tij naive përbëjnë shkelje të rëndë kushtetuese, për çka i njëjti do të mbahet përgjegjës.

Ndërkombëtarët dhe secili tjetër me interes, ta kuptojnë se rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar. Në vitin 2018 përfaqësimi parlamentar e refuzon këtë individ. I njëjti është veçse figurë ceremoniale që mund të shpërndajë dekorata; kaq. Ai nuk ka mbështetje minimale parlamentare pas./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat