Vjosa Osmani zbulon se si Thaçi po e shkelë Kushtetutën dhe po e mbanë të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Vjosa Osmani zbulon se si Thaçi po e shkelë Kushtetutën dhe po e mbanë të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Nga: P.R Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:34
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se presidenti Thaçi po e shkelë Kushtetutën me deklaratat e tij.

Sipas saj, Thaçi po e mban të bllokuar Gjykatën Kushtetuese.

“Thaçi është shumë i vetëdijshëm që me deklaratat dhe veprimet e tij po shkelë Nenin 1 të Kushtetutës, po rrezikon integritetin territorial dhe vet pavarësinë e sovranitetin e vendit. Prandaj edhe po e mbanë të bllokuar e jofunksionale Gjyjatën Kushtetuese duke mos dekretuar gjyqtarët shqiptarë që Kuvendi i ka votuar para afërsisht 1 muaji. Dy nga tre gjyqtarët shqiptarë të votuar janë apolitik e profesional dhe dekretimi i këtyre dyve (bashkë me gjyqtarin boshnjak) do ta bënte gjykatën me kuorum, por Presidenti po e bllokon rifunksionalizimin e Gjykatës për të parandaluar një rast kundër tij për shkelje të rëndë të Kushtetutës”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

“Duke e mbajtur këtë gjykatë pa kuorum, ai po e bllokon edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pse ka dërguar kërkesë në Gj.Kushtetuese për sqarim të çështjeve që lidhen me KQZ, gjykata nuk do të ketë mundësi të përgjigjet përderisa Thaçi e mbanë atë të bllokuar. Rrjedhimisht, KQZ jofunksionale, Gjykata Kushtetuese jofunksionale, dhe qe të dyja të bllokuara pikërisht nga personi që ka obligim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve”, përfundon shkrimin e saj, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat