State Departamenti nuk cakton korniza të dialogut, palët ta gjejnë zgjidhjen vet

Aktuale

State Departamenti nuk cakton korniza të dialogut, palët ta gjejnë zgjidhjen vet

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:07
State Departamenti nuk cakton korniza të dialogut, palët ta gjejnë zgjidhjen vet

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nuk ka komentuar deklarimet e fundit, të Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë e as kërkesat serbe që Veriu t’i takojë Beogradit. DASH thekson se SHBA është e gatshme të ndihmojë ndërsa zgjidhja duhet të vijë nga palët.

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre ndërsa Prishtinë e Beogradit u kërkohen të jenë fleksibile.

Departamenti amerikan i Shtetit thekson se "SHBA-ja është e gatshme t'i dëgjojë dhe t'i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët".

"Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t'iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo vjen si përgjgje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike.

Presidentët e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, e kanë hedhur idenë - i pari për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri për ndarje territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat