Haradinaj: Hashim Thaçi s'e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë - Bota Sot
Haradinaj: Hashim Thaçi s'e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë

Aktuale

Haradinaj: Hashim Thaçi s'e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:35
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, konsideron se ideja për korrigjimin e kufijve siç po përmendet në konferencat për media të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sjell konflikt të ri dhe e është e rrezikshme për Kosovën. Thotë se idetë e tilla janë sllavo -ruse.

“Aq mandat sa kam unë edhe si deputet edhe si person, jam absolut kundër çdo ndërrimi të kufijve. Nuk e mbështeti, janë ide sllavo -ruse”, tha Haradinaj.

Ai thotë se shkëmbimi i territoreve do të hapte një konflikt të ri mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja për ndërrim të kufijve është ide për konflikt të ri edhe kjo s’ka lidhje kush e thotë, kjo tendencë na çon në situata të reja të cilat nuk janë të mira as për Kosovën as për Serbinë”, thekson deputeti i AAK’së.

Me tej, Haradinaj thotë se në rast se fillohet me ide për shkëmbim të territorit do hapej kutia e Pandorës, një metaforë kjo që politikanët e përdorin për krijimin e një situatë të komplikuar.

“Do të flitet për Maqedoninë për Malin e Zi dhe për shqiptarët kudo që janë”, thotë ai.

“Nuk mendoj se e ka mirë as Thaçi as kërkush si ide, mendoj që janë të rrezikshme këto”- përfundoi Haradinaj.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi është duke e përmendur këtë opsion gjithnjë e më shpesh duke thënë se në bisedime do të paraqitet ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës, për çka e thekson edhe vet se Serbia vështirë se do ta pranojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...