Haradinaj: Kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit

Aktuale

Haradinaj: Kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se s’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje, e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka vlerësuar se “kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit”.

Kryeministri i vendit, po ashtu ka thënë se “miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat