Alarmante: Shumë autoblinda të Njësisë Speciale të Kosovës, drejtë Mitrovicës nën zhurmën e alarmeve

Aktuale

Alarmante: Shumë autoblinda të Njësisë Speciale të Kosovës, drejtë Mitrovicës nën zhurmën e alarmeve

Nga: Drilon Rrahmani Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:22
Policia e Kosovës

Një numër i madh i automjeteve të njësiteve të Policisë së Kosovës janë nisur drejt rajonit të Mitrovicës sot, e premte.

Sot në orët e pasdites një numër i madh i automjeteve të njësisë speciale të Kosovës, janë nisur për Mitrovicë me alarme. Në mesin e veturave kishte edhe autoblinda, shkruan “Bota sot”.

Krejt kjo po bëhet për shkak se nesër në Mitrovicë, serbët e Veriut do të tentojnë ta shpallin autonominë serbe, e kjo mund të qoj në eskalim të situatës.

Një video e dërguar në redaksinë e “Bota sot”, shihen dhjetëra automjete të policisë së Kosovës, saktësisht të njësive speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat