Punimet në rrugë, mërgimtarët dhe shirat, fajtorë për kolonat në rrugë

Aktuale

Punimet në rrugë, mërgimtarët dhe shirat, fajtorë për kolonat në rrugë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:25
Pamje nga pritjet

I ka distancë vetëm 35 kilometra. Por për të shkuar nga Prishtina në Mitrovicë këto ditë bën më shumë se dy orë. E kolonat e gjata po shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët.

Ata fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës e cila sipas tyre nuk po i kryen punët ashtu siç duhet por edhe të reshurat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit.

Kolona e gjatë po fillon në fshatin, Lum i Madh të Vushtrrisë, ku punimet janë ndërprerë tash e sa vite, siç u tha atëherë për shkak të kontesteve pronësore. 

Nazmi Muli i cili disa herë në ditë e kalon këtë rrugë me taksinë e tij thotë se kolonat e gjata po bëhen më së shumti gjatë orëve të pasdites.

Muli: Kolona të mëdha po shkaktohen pasdite

“Pengesa me e madhe, kolona më e madhe është kur po lëshohen prej punëve edhe për me ardhë në Vushtrri dhe për me dal prej Vushtrrie...Gjithqysh ‘shiavinat’ që janë kanë dje edhe pardje kemi pritur deri në dy orë , deri dy orë kemi pritur në një drejtim tash këto tjera ditë pak , në përgjithësi kolonë është...Mëngjes jo, as në mesditë nuk ka veç masdite krejt ”, tha Muli.

Njëjtë sikurse Muli shprehet edhe Avdullah Selmani nga Vushtrria, i cili shkaktar të kolonave dhe aksidenteve i bënë kushtet atmosferike në vend, dhe mos kryerjen e punimeve si duhet.

Selmani:Kjo rrugë është e ngarkuar

“Kjo rrugë shumë e ngarkuar por kanalizimi që e kemi ne janë shumë të ngushta , qarkullimi i ujit kur po vjen po buron mbi asfalt shumë telashe po na bënë dhe është rrezik edhe për shoferë dhe çdo këndë që udhëton për Prishtinë. Gjitha gjërat që i kanë i lënë pas dore, punën që e punon nuk e punon me seriozitet të fortë që me qenë puna në vendin ku duhet”, thotë Selmani.

Punime të rrugëve në këtë magjistrale do të ketë së shpejti.

Nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se së shpejti do të fillojnë punimet për zgjerim të një pjese të rrugës, por jo edhe për tërë rrugën.

Fatos Mani këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se zgjerimi në një pjesë të rrugës ka nisur, por që po punohet vetëm puna anësore për shkak të mungesës së mjeteve.

Mani: Njëri zgjerim ka filluar të ndodh por për shkak të mjeteve të pakta bënë vetëm punën anësore

“Ministria me mjetet e buxhetit të Kosovës e bënë zgjerimin e asaj pjese, pra prej fshatit Smrekonicë deri në Nadakovc, dhe është e ndarë në tri lote. I kemi tre fitues, fituesi i fundit së shpejti do të fillojë punimet, ndërkohë që njëri zgjerim ka filluar të ndodhë, por për shkak se sivjet janë të parapara më pak mjete, vetëm punon punë anësore, ndërkohë që nuk është prekur rruga ekzistuese në mënyrë që mjetet e vitit të ardhshëm siç janë të parapara do të filloj me intensitet të plotë, ndërkohë që zona e qytetit e cila do të punohet nga kompania ‘Sallahu’ që është fituese e lotit të dytë do të harmonizohet me komunën meqenëse është shumë zonë e ngarkuar me shumë kyçje, me shumë lagje do ta mendojmë një plan pak më të shpejt dinamik edhe për hir të banorëve edhe të bizneseve të zgjidhet problemi sa më shpejt”, ka thënë Mani.

Kolona të gjata ka pothuajse në të gjitha rrugët e Kosovës. Edhe në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka kolona të gjata deri në 6 kilometra. Kjo për shkak të punimeve që janë duke u bërë në fshatin Gllamnik e edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat