Haradinaj takon zëvendësdrejtorin e shkarkuar të AKI-së

Aktuale

Haradinaj takon zëvendësdrejtorin e shkarkuar të AKI-së

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:19
Latif Merovci dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendësdrejtorin në largim të AKI-së,  Latif Merovci.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  ka kërkuar nga Merovci që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë.

“Prita sot në takim zv. Drejtorin në largim të AKI-së, z. Latif Merovci. Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, me një vendim të nënshkruar nga Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi  kanë shkarkuar  të premten Merovcin nga posti I zëvendësdrejtori i AKI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat