Pamje nga liqeni i Ujmanit ku janë stacionuar forcat e KFOR-it

Aktuale

Pamje nga liqeni i Ujmanit ku janë stacionuar forcat e KFOR-it

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 14:44
KFOR-i amerikan në hyrje të Ujmanit

(E plotësuar) - Mbrëmë në mesnatë forcat e KFOR-it janë vendosur tek liqeni i Ujmanit, që gjendet në komunën e Zubin Potokut.

Ata që nga vendosja e tyre aty nuk kanë lejuar askënd që të afrohet e as të kalojë. Media ishte në vendin e ngjarjes dhe sjell pamjet e ushtarëve dhe gjendjes atje.

Situata raportohet e qetë dhe nuk ka incidente.

Image

***

Pjesëtarë të KFOR-it me automjete ushtarake sot janë pozicionuar përgjatë Liqenit të Ujmanit (Gazivodës) në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportuan se pjesëtarët e KFOR-it të armatosur, kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por një gjë e tillë u demantua nga KFOR-i.

Në fotografitë e sioguruara nga mediat, shihen pjesëtarë të KFOR-it me automjetet e tyre ushtarake të pozicionuara pranë liqenit.

Një zyrtar i NATO-s, duke demantuar mediat serbe, ka deklaruar sot se “KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë”.

“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat