Të kontrollohet gjendja psikike e presidentit

Aktuale

Të kontrollohet gjendja psikike e presidentit

Nga: D.RR Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:21
Hashim Thaçi

Pas deklaratave të Thaçit të cilat ngjallin ndjenjën e frikës dhe një pasiguri te qytetarët e Kosovës, profesori i sigurisë Avni Islami ka propozuar që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të presidentit të Republikës së Kosovës, do të duhej që rregullohet koha në intervale të caktuara, të kontrollohet gjendja fizike e psikike e cilit do president.

Sipas tij, duhet edhe drita e gjelbërt nga mjekët që një person të bëhet president.

Postimi i plotë:

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të presidentit të Republikës së Kosovës, do të duhej që rregullohet koha në intervale të caktuara, të kontrollohet gjendja fizike e psikike e cilit do president dhe të epet mendimi profesional i mjekëve se mundet apo nuk mundet me i krye punët dhe përgjegjësit që takojnë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat