“Presidenti Thaçi, po sillet sikur fikall e ka çliru Kosovën”, por deklaratat e tij janë...

Aktuale

“Presidenti Thaçi, po sillet sikur fikall e ka çliru Kosovën”, por deklaratat e tij janë...

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2018 Në ora: 17:28
Hashim Thaçi

Profesori universitar sociologu Fadil Maloku, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u sjellur sikur vet e ka çliru Kosovën.

Sipas tij, kur i kujtojmë prononcimet e Thaçi të cilat i ka dhënë më herët dhe mesazhet e tij, ai thotë se janë ka shkojnë në dëm të interesave të gjithëshqiptarëve.

Maloku, në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se “neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjes shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës!?”.

Ky është shkrimi i plotë:

Presidenti Thaçi, po sillet sikur fikall e ka çliru Kosovën????

1. Kur i kujton njeriu i arsyeshëm prononcimet e tija të mëhershme, e (i krahason përmes një ad hoc analize të përmbajtjes) sidomos këto të ditëve të fundit...; që janë stërmbushur me shumë referenca kontraverse; idioma jo përmbajtësore; e mesazhe meskine që gjithsesi janë kah shkojnë qartazi në dëm të interesave gjithëshqiptare...

2. Neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjes shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës!?

3. Madje madje, të ikën edhe truri "hiçkokian" kur fillon të bindesh se; krejt Amerika e NATO-ja, gjëja qenkan vënë në shërbim e në funksion të këtij protagonizmi, e naiviteti foshnjor që gabimisht po i servohet edhe nga ca këshilltarë mediokër?! Por, shyqyr që i gjithë ky perceptim i Tij, është ende vetëm farsë, e pak ka gjasa t? shndrrohet edhe në realitet, se ishim bë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat