Njerëzit e Sali Berishës e mbrojnë atë ndaj akuzave të Thaçit

Aktuale

Njerëzit e Sali Berishës e mbrojnë atë ndaj akuzave të Thaçit

Nga: D.RR Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:58
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës në mënyrë indirekte akuzoi Sali Berishën për strehim të Arkanit, sigurimin e derivateve për tanket serbe etj, pasi Berisha ishte kundër idesë për ndarje të territoreve.

Pas këtij shkrimi të Thaçit, Berisha ende nuk ka reaguar, por atë po e bëjnë njerëzit e afërm të tij, shkruan “Bota sot”.

Tritan Shehu, ish ministër i jashtë në qeverinë Berisha, ka dalur në mbrojtje të ish presidentit Berisha duke thënë se ai kishte rol të pazëvendësueshëm në demokratizimin e Kosovës dhe rajonit.

Postimi i plotë:

Me shume habi degjova, pikerisht sapo bera nje postim per rolin e Berishes ne mbeshtetje te Kosoves, nje sere “akuzash” ndaj tij, diametralisht te kunderta me realitetin, rolin e kontributin e tij.
Si nje njeri qe ka bashkepunuar gjate me ate, qe kam pase nderin te jem dhe Minister i Jashtem kur ai ishte President, nuk mund te mos indinjohem thelle nga ato. 
Nuk ja vlen te shkruash gjate per te rrezuar te tilla shtremberime, por nuk mund te rri pa theksuar ate qe eshte e verteta, rolin e pa zevendesueshem te Berishes jo vetem per demokratizimin e hapjen e Shqiperise, por dhe per kombin tone, perfshi e Kosoven e Rajonin.
Nje faktor thelbesor ne arritjet e pa imagjinueshme te shqiptareve ne keto 25 vite kane qene dhe zhvillimet demokratike ne Shqiperi, ecja e saj e shpejte drejt NATO e BE, racionaliteti e vizioni i politikave tona, roli thellesisht integrues e stabilizues per Rajonin qe ne luajtem prej Marsit 1992.
Dhe pa dyshim roli i Berishes si lideri i levizjes e proceseve tona demokratike, ishte paresor ne te gjitha keto procese.
Fatmiresisht edhe aktualisht mendimi e autoriteti i tij i pa diskutueshem vazhdon te jete nje mbeshtetje e ndihme e madhe ne kete drejtim, qe duhet degjuar e vleresuar me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat