Eksperti i sigurisë zbulon bllofin e Thaçit dhe Vuçiçit për veriun e Kosovës, ja si zgjidhet kjo çështje?

Aktuale

Eksperti i sigurisë zbulon bllofin e Thaçit dhe Vuçiçit për veriun e Kosovës, ja si zgjidhet kjo çështje?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 gusht 2018 Në ora: 20:11
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka folur për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.

Kajtazi për gazetën “Bota sot” thotë se, apostrofimi nga një zyrtar i lartë i shtetit, qoftë ai president, kryeministër, minstër... i çështjeve të tërësisë territoriale të Kosovës, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Image
Fadil Kajtazi

Ai e quan bllof të presidentit Hashim Thaçi, potencimin e tij për futjen nën sovranitetin e Kosovës, Luginën e Preshvës.

Sipas tij, Serbia nuk heq torë lehtësisht nga një territor që është porta lidhëse e komunikimit të Serbisë me Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

“Ky territor shqiptar, i banuar edhe tani në shumicë nga shqiptarët, nëse i merret Serbisë, rrezikon funksionalitetin e Serbisë, lidhjen e vetme të mbetur komunikuese me detërat e nxeta, kjo është çështja strategjike për të cilën Hashim Thaçi është i vogël sa një milingonë për ta ndryshuar”, thotë Kajtazi.

Sipas tij, kjo është çështje e një luftë të një karakteri më të madh se ballkanik.

“Së dyti, problemi i moskonsulidimit të shtetësisë së Kosovës në tërë hapësirën territoriale në radhë të parë i atribuon lidershipit të dobët të Kosovës, që nga viti 2008 e që lidhet kryesisht me emrin e Hashim Thaçit dhe të PDK-së. Thaçi dhe PDK-ja, gjatë këtyre viteve, sikurse edhe gjatë luftës nuk arritën të çlirohen nga mendësit e tyre primitive, provenciale dhe të bajraktarizmit. Kjo shkaktoj fenomenin e ndërhyrjës së sistemin e demokracisë, nga të cilat u prodhuan elita të dobëta qeverisëse, të cilat nuk kishin kapacitete menaxhuese në të gjithë jetën shoqërore duke bërë që vendi të pësoj kriza të vazhdueshme”, shprehet njohësi i çështjeve të sigurisë.

Ai shton se, Thaçi dhe partia e tij komprometuan shtyllat themelore që të mbajnë funksionimin e shtetit duke filluar me sistemin e drejtësisë, sistemin ekonomik dhe diplomacisë.

“Ne sot jemi shëndrruar nga një shtet që kishte përkrahjen e superfuqive botërore në një shtet i cili është në listën e zezë për krim dhe korrupsion. Se ky lidership është primitiv më së miri e vërteton komponimi i qeverisë së tanishme me mega zëvendësministra dhe këshilltarë. Aq më tepër kur shikon raportet që i shkruajnë kryeministrit këta zëvendësministria. Aty e kupton nivelin e tyre të dijës, kupton primitivizmin që ata bartin me vete në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kajtazi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, deklaron se, veriu i Kosovësh është çështje e cila do zgjidhje intelektuale që fatkeqësisht ky kompnim qeveritar nuk e ka.

“Kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa një stabilitet ekonommik të vendit, pa një fillim të prosperitetit të vendit, pa sundim të rendit dhe ligjit. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa u bërë atraktive Kosova për qytetarët e saj. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa hyrë Kosova në agjendat ndërkombëtare si vend i suksesit, zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”, thotë ai.

Sipas tij, jemi dëshmitar të pritjeve të rinisë së Kosovës për ta lëshuar vendin masivisht nëse u ipet mundësia.

Ai shton se, çështja e veriut të Kosovës nuk mund të zgjidhet kur banorët e pjesës tjetër të Kosovës janë të demoralizuar me gjendjet e tyre të paprespektivë.

“Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të brengosur ngase mungesa e dijës së lidershipit të tanishëm të Kosovës dhe atij në Serbi për të zhvilluar ekonominë e vendit, për të stabilizuar funksionalizmin e rendit dhe ligjit do të prodhoj kriza që qytetarët e dya vendeve do të pësojnë më së shumti”, thotë Fadil Kajtazi.

Krejt në fund ai thotë se, “loja me destabilizimin e vendit, është bllof i Thaçit dhe Vuçiçit. Në Serbi kemi një gjendje të rend ekonomike dhe të pakënaqësisë së madhe qytetare që Vuçiç e mbanë nën kontrollë përmes Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat