Djem e vajza bashkë në burg

Aktuale

Djem e vajza bashkë në burg

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 21:25
Qendra Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan momentalisht qëndrojnë 79 persona. Drejtori i Qendrës thotë se aty ka hapësirë të mjaftueshme për të burgosurit. Megjithatë të miturat qëndrojnë në të njëjtën hapësirë me gratë. Sipas Heset Lokut në Qendër Korrektuese duhet të ketë më shumë se një psikolog. Veç një psikolog i trajton më shumë se 70 të miturit në Burgun e Lipjanit

Po i ngjyrosin muret e klasës në të cilat ata mësojnë.  Këta djem janë vetëm disa nga të miturit që qëndrojnë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, e që në po të njëjtin vend e zhvillojnë procesin mësimor.

Megjithatë, interesimi për shkollim tek të miturit nuk është në nivelin e duhur.

Kështu thotë drejtori i Qendrës Korrektuese, Heset Loku.

 “Sa i përket shkollimit, të miturit pak çalojnë. Janë fëmijë që kanë pasur probleme me shkollimin, kështu që ne mundohemi që ta bëjmë sado atraktive” ka thënë Loku.

E për dallim nga kjo 79 personat të cilët qëndrojnë në këto hapësira, janë mjaft të interesuar për aktivitetet e ndryshme që realizohen në Qendër.

Këto janë vetëm disa nga punimet në të cilat të burgosurat kanë shprehur talentin e tyre.

Madje ato shfrytëzojnë edhe tokën, për të mbjellur ushqime të cilat pastaj shpërndahen në Qendër.

 “Kohët e fundit kemi siguru edhe material për rrobaqepësi dhe femrat e burgosura kanë filluar të qepin pajisje të nevojshme për institucione korrektuese, kanë filluar me të miturit dhe pastaj do të angazhohemi që të qepin në të gjitha institucionet”

Loku thotë se të burgosurit janë të klasifikuar sipas llojit të dënimit. Megjithatë për shkak të mungesës së hapësirës, të miturat qëndrojnë në të njëjtën vend me gratë.

 “Dy femra të mitura njëra është e dënuar me burg tjetra me masë edukuese korrektuese me mungesë të hapësirë vetëm për femra të mitura por iu kemi ofru mundësi që së paku të qëndrojnë së bashku për shkak të moshës dhe sjelljes së tyre” është shprehur ai.

Sipas Lokut në Qendër Korrektuese janë të punësuar punëtorë socialë por edhe psikologë.

Mirëpo sipas tij, nevojitet një numër më i madh i psikologëve duke pasur parasysh se në Qendër qëndrojnë kategori të ndryshme. Momentalisht aty gjendet vetëm një psikolog, i cili merret me gjendjen psikologjike të të 79 të burgosurve.

KOMF kohë më parë kishte publikuar një raport sipas të cilit, mungesa e edukatorëve, qëndrimi i të miturve femra në të njëjtin pavion me femra të rritura,  paraqet shkelje të të drejtave të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat