Kjo është koha e pritjes së qytetarëve në pikat kufitare

Aktuale

Kjo është koha e pritjes së qytetarëve në pikat kufitare

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:59
Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me pritjet e qytetarëve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës, për të hyrë në Kosovë qytetarët më së shumti presin në pikën kufitare në Merdarë.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarët presin deri në 2 orë e gjysmë. E për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdarë, pritjet janë 70 minuta.

Pastaj, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike janë 60 minuta, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare janë 90 minuta.

Ndërsa, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare në Mutivodë, prej 90 deri 150 minuta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat