Thaçi dhe LDK-ja, zvarranikët, çmenduritë dhe koalicioni që mund ta shpëtojë Kosovën

Aktuale

Thaçi dhe LDK-ja, zvarranikët, çmenduritë dhe koalicioni që mund ta shpëtojë Kosovën

Nga: P.R Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:52
Foto ilustrim "Bota sot"

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka shkruar lidhur me relacionin Thaçi-LDK dhe ndikimin e tij në dobësimin e LDK-së.

“Ky sistem i zvarranikeve politike nuk mund te ekzistoje nese nuk e ruan mundesine per te realizuar agjendat qe i ka perquar qe nga Rambuje e per te cilat esht pajtuar si kundershperbilim me fuqine e kontrollit politike ne Kosove. Ky sistem i zvarranikeve ka kafshuar dhe ka mbytyr nje numer te madhe te njerezve qe kane qene pjese e LDK dhe te VV por edhe te tjereve qe nuk jane pajtuar apo jane konsideruar kundershtare ose ata qe kane qene pjese e strukturave te ketij sistemi dhe jane larguar me mundesine dhe vullnetin qe te jene deshmitare”, shkruan Abazi.

Sipas tij, pavarësisht koncepteve ideologjike, koalicioni që mund ta shpëtojë Kosovën është ai mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Nese vetedija e shtetfromimit dhe interesit nacional i fuzionohet energjise se LVV edhepse me dallime konceptuale idelologjike, perfundimisht eshte skenari i vetem i kthimit te shtetformimit ne binaret e domosdoshem. Ketu nuk ka vend per hamendje e as per humbje kohe me, edhe gabimi me i vogle mund te kushtoje me shperberejne thelbit te shetit dhe shtetësisë”, shkruan ndër tjerash Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Haki Abazi

Ky është postimi i plotë:

Thaci dhe LDK-ja

Nje faze e re, nje mundesi e re dhe nje mashtues i vjeter

Nuk e besoj qe ndokush ka dyshim qe kemi te bejme me nje mashtrues klasik, nje te pabese dhe nje njeri qe udheheqe nje sistem qe e ka deshtuar mundesine qe te perfundoje shtetformimin e Kosoves. E verteta eshte qe me 2008 kemi pase me shume shtet se qe kemi sot. Tek popullata ka pasur nje energji, shprese dhe gadishmeri qe me menget e pervjelura ti kapen punes per perfundimin e shtetesise. Sot te gjitha mungojne perveq gadishmerine per te vjedhur shtetin dhe per te perfituar nga kaosi institucional apo per nje punesim qe jep mundesine per te qene tek kuleta dhe bugjeti i shtetit per perfitim te shpejte. Nje gadishmeri tjeter tek njerezit eshte ajo per te ikur larg per te gjetur kuptimin e jetes, nje prosperitet me te mire per vehten dhe te afermit.

I gjithe vizioni per shtetin eshte reduktuar ne semundje per pushtet dhe ne qellimin per tendere, dhe leje per te hapur kafene e bufe neper institucoinet e Kosoves. Nga lideret se Saharovit e shtetformues kemi arritur ne lidere te makiatove dhe dekorimeve banale. Nga sakrifica per shtetin kemi arritur ne grabitjen e shtetit. Nga diplomacia efektive e bazuar ne interes te qytetareve kemi arritur ne diploacine e kafehanve dhe akomodimit te personaliteteve koti.

A eshte sjellja abnormale e koheve te fudnit e shoqeruraur me halucinacione serioze ndonje fenomen i ri. Jo, kjo eshte nje episode e re e nje loje mashtruese e vjeter. Ne fakt vetem ne nje ekosistem te tille, te mjegulles konstante, mashtrimit, mendimit dhe veprimit banal politike qe rezulton ne gerrditje te masave dhe nje apati qe prodhon frike dhe pasiguri, eshte mejdisi ku nje autokrat, minidespot mund te ekzistoje.
Gjithashtu ky sistem i cili eshte ndertuar ne kundershti, shkatrrrim te kohezionit social e fragmentim te skajshem, ne varferim te kultures dhe vizionit te masave e ka te mundur te ekzistoje si kercenues dhe ushujze qe thith gjak e rritet duke e pasivizuar mundesine e veprimi te trupit ku eshte ngjitur. Ne fakt pas sa viteve demtimi eshte shume i madhe nga rritja e numrit te ketyre rriqerave dhe intensiteti shkatrrues i tyre.

Jane tre dimensione te sjelljeve cmendurake te sistemit te kesaj diktature kapilare te udhehqur nga zvarraniket politike.

I. Keta vertet nuk dine as gjene elementare per shtetin dhe per shtetformimin. Eshte qarte nga siguria e te folurit jokonsissten, papergadtijes, paqertesise dhe genjeshttrave qe kane filluar te ju besojne vet. Kjo ka t ebeje me nivelin e tyre analfabet qe krijon konfidencen e rrejshme se fuqia e tyre eshte pa limit dhe kane filluar temos i rrezistojne vehtes duke hedhur edhe idene qe mund te manipulojne me shtetet qe kane ndihmuar lirine dhe pavaresine dhe me njohjen jane edhe garantues te teresise territoriale. Keto jane obligime nderkombetare dhe cenimi tyre do te kishte pasoja qe tejkalojne suazat e kontekstit ballkanik. Kete gje e verteton edhe parqitja e teorive te kota dhe ideve boshe qe jane nje lloj trullosje per vehten e tyre me shpresen qe qytetaret do te jene poaq naiv sa per te besuar qe keta mund te bejne ndonje gje kur kane deshtuar ne secilen nisme te deritanishme. Keta qe nuk kane mundur te hapin nje ure qe 10 vite ne Mitrovice e do te bashkojne Luginen e Presheves me Kosoven-perveq nese Thaci mendon qe pa mandat mund te negocioje ne emer te Bosnje dhe Hercegovines per t'ja dhene Republika Srpsken Serbise qartazi, ky eshte vetem blof i radhes. Edhe nese cmenduria mbrrine derit aty, duhet te kuptohemi qe Lugina e Presheves eshte transverzalja jetike e Serbise ne Ballkan e cila eshte marre nga Kosova me qellimin per te ruajtur daljen e papenguar ne det, ne Selanik, dhe per te mbajtur boshtin ortodoks ne Ballkan funksional dhe dominant.

II. Ky sistem i zvarranikeve politike nuk mund te ekzistoje nese nuk e ruan mundesine per te realizuar agjendat qe i ka perquar qe nga Rambuje e per te cilat esht pajtuar si kundershperbilim me fuqine e kontrollit politike ne Kosove. Ky sistem i zvarranikeve ka kafshuar dhe ka mbytyr nje numer te madhe te njerezve qe kane qene pjese e LDK dhe te VV por edhe te tjereve qe nuk jane pajtuar apo jane konsideruar kundershtare ose ata qe kane qene pjese e strukturave te ketij sistemi dhe jane larguar me mundesine dhe vullnetin qe te jene deshmitare. Kjo rrejdhimsht si derivat tregon se keta duhet te mbajne te kapur shtetin sepse kane pranuar te jene te kapur dhe sherbyes te interesave meskine qe nga qeveria e perkohshme qe u be edhe pengesa kryesore e fillimit te shtetesise qe nga viti 1999.

III. Pas zgjedhjeve te fundit alarmi i humbjes se fuqise dhe pamudesise se kontrollit te votave e sidosm te atyre qe per here te par epo votojne ne sinkronizim me voten tradicionale kunder kapjes se shteti ka riaktivizuar me nervozizem cmendurine dhe taktika e shkatrrimit te kundershtareve politike. Heren e pare i kane krijuar nje tesionim dhe ndarje LDK e cila u perqa me qellimin qe te dobesohej duke nxjerre LDD e Dacit. Ky dobesim se bashku me infiltrimin e e zvarranikeve mbrenda beri qe LDK te mos e luaj rolin e vet vendimtare ne mbajtjen e timonit te shtetndertimit. Heren e dyte zvarraniket se bashku me operatoret ekonomik dhe nentoken e goditen LVV duke tentuar qe ta shkatrrojne duke krijuar nje efekt orteku kinse te ndarjes meqe propaganda tek ambasadat dhe faktori nderkombetare kunder LVV nuk po prodhonte me efektin ngulfatjes politike. Ne te dyja rastet eshte arritur rezultat i perkoheshem. LVV ka dale edhe me forte dhe me pergaditur dhe me determinuar qe te mbroje kushtetutshmerine dhe ekzistencen e shtetit, ndersa LDK eshte konsoliduar dhe eshte rritur ne elektorat duke ktheyr respektine eletroratit per qendrimin kunder forcave shperberse e kapese te shtetit. Kurrizi qe po tregon LDK ka inkurajuar tani elektoratin e saj.

Kujdes i shtuar duhet kushtuar taktikes se radhes e cila shpjegon kete cmendurine dhe krijimin e kaosit te kontrolluar qe ka per qellim zhvendosjen e vemendjes nga mungesa e plote e legjtimitetit te strukturave qeverisese dhe dobesimin e plote te Thacit dhe sistemit te tij. Protagonisti kryesor i ketij kaosi te kontrolluar eshte vet Thaci qe ka marre persiper zbatimin e taktikes pavaresisht pasojave dhe demeve per te blere kohe deri ne mesin e vitit te ardheshem kur LDK ka zgjedhjet e mbrendshme dhe ne kete rast zvarraniket dhe sistemi i tyre do te bejne zbatimin e taktikave te radhes per ta ndare, shakrruar dhe infiltruar elemente te rinje permbrenda strukturave te reja te LDK per te sigurar qe zvarraniket te mos kene fatin e Gruevskit ne Maqedoni. Kjo syqeltesi e LDK eshte pergejgjesi historike jo per te shpetuar LDK por per te nderpere kapjen e shteti dh per ta derguar sistemin e zvarranikeve ne kantinat e histrise se dhimbshme qe vendi ka kaluar ne keto dy dekada. Kapricat qe mund te ekzistojne e qe jane te natyrshme sidomos ne trazicionine gjenratave duhet te peshohen ne peshoren e pergjegjesise shtetrore. Nese vetedija e shtetfromimit dhe interesit nacional i fuzionohet energjise se LVV edhepse me dallime konceptuale idelologjike, perfundimisht eshte skenari i vetem i kthimit te shtetformimit ne binaret e domosdoshem. Ketu nuk ka vend per hamendje e as per humbje kohe me, edhe gabimi me i vogle mund te kushtoje me shperberejne thelbit te shetit dhe shtetesise. Ketu as nuk ka vend per kalkulime fianciare e per dyshim te zbatimit rigoroz te ligjit dhe kushtetutes, perndryshe rruga per ne BE dhe mardhenjet me SHBA do te rrezikohen shume seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat