Albulena Haxhiu i quan hipokrite kërkesat e PSD-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Aktuale

Albulena Haxhiu i quan hipokrite kërkesat e PSD-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:50
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ish bashkëpartiaktë e saj, të rreshtuar tash në Partinë Socialdemokrate, duke thënë se kërkesat e tyre për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme janë jo serioze dhe hipokrite, pasi nuk kishin kundërshtuar vendimin e Kryesisë së  Kuvendit që deputetët të shkojnë në pushim veror.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar deputetët e PSD se nuk kanë qenë aktiv debatin për dialogun me Serbinë dhe se kanë uzurpuar postin e Nënkryetares së Kuvendit.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Kur në Kryesinë e Kuvendit është vendosur për pushim të Kuvendit, kjo nuk është kundërshtuar nga PSD, madje as atë të hënë kur ndonëse nuk u votua ndonjë rezolutë e Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, nuk kundërshtuan shkuarjen në pushim andaj tani kërkesat e tyre janë joserioze dhe hipokrite.

Por, poashtu kanë qenë fare pak të përfshirë në debat madje shumë pak prej tyre, dy apo tre kanë qëndruar në sallë në kohën e debatit, shumë pak prej tyre kanë folur. Komplet qasje joserioze e shpërfillëse ndaj debatit që e kishin thirrur.

PSD tashmë e ka uzurpuar pozicionin e nënkryetares në Kryesinë e Kuvendit andaj të paktën tani le t’i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat dhe mundësitë që i jep Rregullorja e Punës.

Ata duhet të kuptojnë poashtu që ne si grup kemi propozuar pika për votim lidhur me dialogun dhe atë si në vijim:

1. Të ndërpitet formati aktual i dialogut me Serbinë
2.Askush në emër të Kosovës nuk mund t’i negociojë çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës
3.Reciprocitet i plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë
4.Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë
5.Padi për gjenocid kundër Serbisë
6.Hashim Thaçi është person jokredibil për ta udhëhequr dialogun e ardhshëm me Serbinë
7.Nëse këto nuk përfshihen, s’ka kuptim asnjë rezolutë tjetër”, (sic.), ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat