Abazi i drejtohet kryeprokurorit, flet për dyshimet e shkarkimit të Reshitajt: Ka një video...

Aktuale

Abazi i drejtohet kryeprokurorit, flet për dyshimet e shkarkimit të Reshitajt: Ka një video...

Nga: P.R Më: 6 gusht 2018 Në ora: 19:40
Albena Reshitaj dhe Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar shkarkimin e Albena Reshitajt nga posti nga Ministres dhe emërimin e saj të menjëhershëm në postin e këshilltares politike të Ramush Haradinajt.

“Krye-Prokuror: AKR po aludon qe arsyeja e shkarkimit te Albena Reshitaj eshte bere sepse ajo eshte zene duke bere marreveshje per perfitime financiare, si duket ka edhe nje video per kete pune. Kjo eshte aresyeja qe ajo eshte detyruruar te largohet nga pozita e ministres. Albena Reshitaj tha qe po largohet per aresyje personale dhe sot ato iu zhduken per me pak se nje jave dhe e u be keshilltare e kryeministrit qe i ka sherby deri dje si minisitre”.

“Kryeministri i e ka be keshilltare ish ministren sepse po i mungon kuadri deficitar edhe po do me thene qe po rritet AAK me anetare te rinje!???? Kryeprokuror po kuptoj qe nuk po mudesh me be asnje gje per PRONTO, as per faljen e distribucionit, a duhet edhe kjo me ju shtu listes se gjate qe nuk po mundesh me be kurgjo?”, ka shkruar në faqen e tij, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat