Pacolli tregon nëse ka plane për ndryshimin e kufijve

Aktuale

Pacolli tregon nëse ka plane për ndryshimin e kufijve

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 21:22
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë se Kosoves, Behgjet Pacolli, deklaroi se presidenti i Kosovës nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Ai një intervistë për televizionin publik tha se kreu i shtetit  Hashim Thaçi është negociator i rryer dhe nuk do ta lejonte  cenimin territorial të vendit tonë.

“Garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan, që në tavolinat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës.  Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, tha kryediplomati.

Ndryshe, presidenti Thaçi ditëve të fundit ka thënë se duhet bërë korrigjimi kufijve me Serbinë dhe se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat