Fillon indeksi i Transparencës në prokurim në nivelin komunal

Aktuale

Fillon indeksi i Transparencës në prokurim në nivelin komunal

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:09
Arkiv

Me rastin e nisjes zyrtare të indeksit të transparencës, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie do tu drejtohet të pranishmëve.   

USAID-i akordoi një grant Institutit Demokratik të Kosovës (IDK) për të zhvilluar Indeksin vjetor të Transparencës, i cili ka për qëllim të informojë qytetarët lidhur me nivelin e transparencës në prokurim në nivelin komunal, dhe të krijojë një presion mbi institucionet publike për të rritur transparencën dhe bërë qeverisjen sa më të hapur.  

Me zgjërimin e qasjes në të dhëna mbi shpenzimet publike, qytetarët do të kuptojnë më mirë mënyrat në të cilat shpenzohen mjetet të cilat ata i paguajnë në emër të tatimit. 

Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështetë aktivitetet e e-prokurimit duke ndihmuar në këtë mënyrë organizatat e shoqërisë civile në përcjelljen e shpenzimeve të qeverive lokale dhe asaj qëndrore dhe duke ndihmuar mënyrat kreative të përkrahjes së publikut në monitorimin nga ana e tij të shpenzimeve të qeverisë dhe nxitjen e vendosjes së një sistemi të drejtë dhe transparent të prokurimit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat