Kurti e konsideron të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve”

Aktuale

Kurti e konsideron të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve”

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:15
Kryetari Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shapi Kamberi

Në vazhdim të tryezës për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të cilën e organizoi Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës në fund të muajit korrik, Kryetari Albin Kurti, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni, Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm, dhe, deputetja Fitore Pacolli, priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shapi Kamberi, dhe, shefin e kabinetit të tij, Rahim Salihu.

Kurti e informoi Kamberin rreth diskutimeve që kishte Kryesia e kësaj partie në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Sipas kumtesës për media, Kurti  e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen "korrigjim i kufijve" të Presidentit Thaçi.

Kjo sipas tij, meqenëse korrigjim i kufijve do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra.

Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat