Lirim Grajçevci është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Holandë.
Grajçevci më parë ishte ambasador i Kosovës në Britani të Madhe ndërsa në pozitën e re vie pasi ambasadorja e deritanishme e Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna ka përfunduar mandatin.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim mirënjohës Dobrunën, duke e falënderuar për punën e deritanishme që ka bërë ajo.
Grajçevci përpos që shërbeu si Ambasador i Britanisë së Madhe më parë ishte edhe këshilltar politik presidentit Hashim Thaçi, përderisa ai ishte në postin e kryeministrit.