Ish mjeku i UÇK-së: Opozita bie drejtë e në kurthin e Thaçit

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Opozita bie drejtë e në kurthin e Thaçit

Nga: Bota Sot Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:25
Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi i cili ka thënë për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi nuk ka as ide dhe as projekte politike.

Për më tepër, përmes një postimi në Facbook, ka shkruar se “Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se është një popull i kapur keq nga klasa e vet politike dhe të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për e lirinë e vet, apo për çkapjen nga thonjtë e paprerë të kësaj kllape politike”.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi nuk ka ide dhe as projekte politike. Në vend të kësaj ai ka prononcime futkotiste. Nuk di që ka diku edhe një politikan joserioz si Hashim Thaçi që ka arritur ta marrë timonin e shtetit dhe të jetë aq i papërgjegjshëm me deklaratat e tij. Por edhe nuk kam parë edhe një opozitë të tillë si tonën që bie drejt e në kurthin e këtij mediokri të politikës, duke u marrë 99 për qind me të, pra me individin e vetëm një për qind me çështjen! Teoritikisht një individ edhe mund të ndërrohet (praktikisht vështirë!!!) , por si të ndërrohet një mozaik i tërë politik, një opozitë e tërë, ose më saktë, një klasë politike?! Përderisa e kemi një këso klase politike, hashimat, kadriat e ramushat do të mbesin aty ku janë, në pozitat më të larta shtetërore, pa asnjë frikë dhe pa asnjë shqetësim. Sepse që të tre këta njerëz janë produkt i kësaj klase politike mediokre, veçse këta shquhen për shkathësi në mesin e medikokërve tjerë. Kosova nuk e meriton këtë tallje, sepse asaj nuk i mungojnë njerëzit e aftë dhe të emancipuar kulturalisht, intelektualisht dhe politikisht, por mungon demokracia dhe liria, si dy kushte kryesore për garë fer dhe demokratike.

Shoqëria kosovare nuk mund ta zgjedh asnjë çështje kapitale, pa i pasur njerëzit e duhur në vend të duhur. Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se është një popull i kapur keq nga klasa e vet politike dhe të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për e lirinë e vet, apo për çkapjen nga thonjtë e paprerë të kësaj kllape politike. Vetëm atëherë mund të mendohet për çkapjen e shtetit dhe për fillimin e një epoke të re demokratike.

Demokracinë dhe lirinë e vërtetë qytetari shqiptar ende nuk e ka shijuar dhe për këtë fajin kryesor e ka ai vetë. E pra, qytetari e pastë veten në qafë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat