Tahiri: Sa herë bisedimet janë në fazë finale, Serbia pretendime hegjemoniste

Aktuale

Tahiri: Sa herë bisedimet janë në fazë finale, Serbia pretendime hegjemoniste

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:35
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një lidhje me skype për Ora News, thotë se sa herë bisedimet hyjnë në fazën finale, Serbia nxjerr në pah ambiciet e saj hegjemoniste. Sipas saj, pavarësia e Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi.

Tahiri: Kosova po hyn në fazën finale të dialogut dhe gjithmonë në këto përvoja që kemi pasur me Serbinë edhe në Rambuje edhe në bisedimet e Vjenës, sa më shumë që i ofrohemi fazës finale, Serbia nxjerr në pah ambiciet e saj hegjemoniste siç i ka bërë këto ditë me idetë për shkëmbime të territoresh, ndarje të Kosovës, apo korrigjime kufijsh, që as nuk janë të reja, dhe as nuk tregojnë ndonjë transformim evropian të Serbisë.

 Përkundrazi, Serbia ka mbetur në pozicione hegjemoniste. Në këtë kohë edhe më shumë nga influencat gjeopolitike ruse që dëshirojnë një rikthim të influencës në Ballkan dhe që kundërshtohet rreptësisht nga Kosova, nga i gjithë spektri politik, gjithë aktorët, por në përgjithësi duhet thënë se çështja e Kosovës është e mbyllur, pavarësia e Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi dhe kjo çështje ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat