Deputeti i LDK-së: Thaçi mund të ik azil në ato shtete për të cilat po punon

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Thaçi mund të ik azil në ato shtete për të cilat po punon

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:20
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se presidenti i Kosovës, Hahim Thaçi mund të ik azil pasi që ka vendosur që të bëjë shkelje të kushtetues.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se politikanët dhe shoqëria civil nuk duhet të bien në grackën e Thaçit.

Postimi i plotë:

Aq sa dënohet kryerësi i krimit, aq dënohet edhe bashkëpunetori i krimit. Nëse ky president fatal ka vendos të shkel nenet bazë të kushtetutës, për tregtuar me integritetin territorial, ndoshta edhe bën e pastaj ik azil në ato shtete për të cilat po punon. Por besoj që politikanë te opozitës e pozitës, duke pershirë politikanë të LDK -së, akademik e kryeakademik, gazetarë e intelektual, janë aq të menqur të mos bien në grackën e tij, për të bashkepunuar në krim në shkeljen e integritetit e sovranitetit të Kosovës. Sepse ky krim ,me kushtetutë e me ligje të Kosovës në fuqi, dënohet rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat