Berisha tregon a ishte arrestuar Adem Jashari dhe Hashim Thaçi gjatë luftës

Aktuale

Berisha tregon a ishte arrestuar Adem Jashari dhe Hashim Thaçi gjatë luftës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:46
Berisha dhe Thaçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë intervistës, ka folur rreth deklarimeve se gjatë qeverisjes së tij në Shqipëri, ka dhënë urdhër për arrestimin e Adem Jasharit.

Berisha ka thënë se Adem Jashari, asnjëherë nuk është arrestuar në Shqipëri, por pranon se ai dhe shumë të tjerë janë marrur në pyetje nga Policia shqiptare.

“Absolutisht jo kurrë, kurrë  ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe për tashmë presidentin Hashim Thaçi, duke mos e mohuar në mënyrë të drejtpërdrejt që Thaçi ka qenë i arrestuar në Shqipëri.

“Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo  kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat