"Kosovën më së paku e rrezikon ushtria e lodhur serbe"

Aktuale

"Kosovën më së paku e rrezikon ushtria e lodhur serbe"

H.O. Nga H.O. Më 8 gusht 2018 Në ora: 09:56
Fadil Kajtazi

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë të ndalur. Së fundit liderë të lartë serbë e kanë kërcënuar Kosovën edhe me ushtrinë e saj. Mirëpo, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se më së paku Kosovën e rrezikon ushtria e lodhur serbe. Sipas tij, Kosovën e rrezikojnë më së shumti politikat e këqija të qeveritarëve.

“Rreziku i vetëm i Kosovës janë politikat e këqija të qeveritarëve të saj të cilat qytetarëve të Kosovës nuk po ju ofrojnë punësim, zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi cilësore dhe sundim të ligjit. Ajo që më së paku e rrezikon Kosovën është ushtria e lodhur serbe, e cila nuk guxon të lëvizë asnjë milimetër në drejtim të Kosovës”, thotë eksperti Kajtazi.

Ai thotë më tutje se siguria e Kosovës garantohet nga NATO që është aleanca më e fuqishme botërore ushtarake.

“Siguria e Kosovës rrezikohet nga politikat e këqija të politikanëve të shitur dhe avanturier të Kosovës të cilët me veprimet e tyre që nga viti 1999 janë duke u munduar për të mbajtur ison serbe që të na fusin në konflikt me shtetet perëndimore si garantuese të shtetësisë së Kosovës. Dhe kjo është duke u bërë sistematikisht që Kosova e vogël të prodhoj probleme të mëdha në mënyrë që shtetet perëndimore të heqin dorë nga përkrahja e Kosovës që pastaj ushtria serbe të bëj punën e vet”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat